“Armiqësia” me Rusmajlin? Berisha: E kam larguar për korrupsion, sot përdoret nga Rama me premtimin se do e bëjë “Ombudsman”

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e “Log.” për arsyen e “armiqësisë” së tij sot me një nga ish-bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, Ilir Rusmajlin.

Berisha deklaroi përballë analistëve në studion e “Log.” Robert Rakipllari dhe themeluesit të AlbEu.com Idaver Sherifi, se sjellja e anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli, është një inat personal i këtij të fundit.

Berisha tha se ai e ka larguar Rusmajlin nga detyra e zv.kryeministrit për korrupsion, pasi vëllai i tij i bënte presion drejtorit të Burgjeve për një tender.

I pyetur nga të ftuarit në studio se nëse sot sjellja e Rusmajlit ëhstë inat personal, berisha tha se ai po përdoret nga Rama, i cili i ka premtuar edhe postin e Avokatit të Popullit.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ai sillet në këtë mënyrë së është larguar në nga detyra për korrupsioj nga posti i zv.kryeministrit. I vetmi favor që i kam bërë ëhstë se i kam kërkuar dorëheqjen, dhe i kam pranuar dorëheqjen. drejtori i Burgjeve hap një tender, dhe në tënder i shkon vëllai i Ilir rusmajlit, dhe Drejtori e regjistron apsi i vëllai e këcënonte me vëllain si zv;.kryeministër.

Xhafo: Iliri vetë bëri gjë?

Berisha: Ç’bëri Iliri? Shkarkoi drejtorin në kudërshim me ligjin. Ditën që doli skandali do ikja në një udhëtim, e thirra në zyrë dhe thashë ditën që do kthehem problemi do diskutohet, por Ilir Rusmajli e shkarkoi në një kohë që ajo ishte kompetencë e kryeministrit.

Xhafo: Ju po paguani kusuret e një inati personal?

Berisha: Jo ai po keqpërdoret nga Edi Rama pasi i pa premtuar se do ta çojë në krye të Avokatit të Popullit.


Shtuar 25.04.2023 22:03