Kostumi i Lorit për dasmën e Sarës ishte i kopjuar?

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shquhet për stilin e saj në të veshur.

Madje shpesh vihet në qendër të diskutimeve për shkak të cmimeve të shtrenjta dhe veshjeve firmato që posedon.

Lori ndryshe nga seç pritej në dasmën e së motrës Sarës me Ledionit, ka zgjedhur një kostum serioz nga Dolce & Gabbana.

Normalisht që kjo ka qenë një ndër veshjet, jo ajo kryesorja. Mirëpo, Lori si gjithmonë ka ditur si të na surprizojë.

Gjithsesi, ky kostum nga Dolce & Gabbana që ka kushtuar plot 2950 uro është veshur më parë edhe nga aktorja e famshme Monica Bellucci. Disa muaj më parë ikona e bukurisë italiane ka zgjedhur të njëjtin kostum.

Lori mund ose jo, të jetë frymëzuar nga Monica. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2018, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori