Kosem rrëfen tmerrin që përjeton pas çdo seriali
Beren Saat është një nga aktoret më të paguara në Turqi dhe një prej më të dashurave për publikun shqiptar.

Ajo ka luajtur disa role kryesore në disa seriale të rëndësishme dhe shumë të ndjekur duke e kthyer kështu në një prej të preferuarave të publikut botëror.

Popullariteti i figurës së saj u rrit edhe më shumë tek publiku shqiptar pas rolit si Sulltanesha Kosem në serialin me të njëjtin emër.

Aktorja është futur nën lëkurën e shumë personazheve dhe ka rrëfyer pjesën e vështirë që ka përjetuar pas gjithë kësaj.

Saat ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar pas një roli tejet të vështirë në një skenë kur një tjetër aktor e ka ngacmuar seksualisht.

Kjo gjë ka ndikuar shumë negativisht në gjendjen e saj shpirtërore dhe i është drejtuar psikologut menjëherë pas xhirimit të skenës.
Shtuar më 06/07/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori