Koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur të telenovelave spanjolle (FOTO LAJM)

Aktori meksikan Raymundo Capetillo ka vdekur në moshën 76 vjeçare për shkak të koronavirusit.

Sipas deklaratave të fundit të bëra për shtyp nga mbesa e aktorit, Tanya Roberta, Capetillo ishte infektuar me COVID-19 dhe u shtrua në një spital në Meksikë.

Aktori i famshëm u nda nga jeta dy ditë më parë, më 12 korrik.

Capetillo filloi të aktore në fund të viteve 1960.

Ai ka punuar në televizion, film dhe teatër. Në Shqipëri u bë i njohur me rolin e tij në telenovelën “Zemër e egër”.

Sipas koleges së tij, Ella Laboriel, aktori ishte shtruar në spital që nga data 5 korrik pas problemeve me shëndetin për shkak të koronavirusit.

“Të dashur miq, Raymundo Capetillo, vëllai im i shpirtit, është shtruar në spital nga COVID-19,”- shkroi Laboriel në mediat sociale.

Aktori gjithashtu ka luajtur në filmat “Muchacha Italiana Viene a Casarse”, “Rosa Salvaje” and “Cadenas de Amargura"."

Shtuar më 14/07/2020, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori