Kontrabandë me fustane, ndalohet Agnesa Vuthaj
11 fustane janë futur kontrabandë nga një ish-miss. Agnesa Vuthaj është kapur nga Dogana e Kosovës, pasi ka shmangur detyrimin ligjor për pagimin e taksave. Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, është kapur nga Dogana e Kosovës duke futur kontrabandë 11 fustane. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se personi me emrin Agnesa Vuthaj është kapur në doganën e aeroportit me një ngarkesë prej 11 fustanesh.

“Është e vërtete se zonja Vuthaj me datën 22.05.2014, rreth orës 20:30h në hyrje të pikës së kalimit kufitar, aeroport, gjatë kontrollit doganor nuk ka deklaruar mallin: fustane të ndryshëm solemn, në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 56.000€. Pra, me këtë veprim ka tentuar t’i shmanget detyrimit ligjor për pagimin e taksave importuese doganore e me këtë rast ka kryer kundërvajtje doganore nga neni 250 pika 3 te Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Ndaj Komisioni për kundërvajtje doganore e dënoi me gjobë në të holla në shumën prej 154.00″. Stavileci është shprehur më tej se Dogana e ka dënuar me gjobë Vuthajn dhe ajo e ka paguar, por malli i është konfiskuar. “Në bazë të nenit 250 paragrafi 3– të Kodit të Doganës dhe Akcizës, ka aplikuar konfiskimin e mallit, fustane te ndryshëm solemn në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 56.000€.”, ka thënë më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori