Konkurrentët ankohen se tërmeti i penalizoi, flet Fifi
Gjatë emisionit artistët u mblodhën sot për të folur për votimet dhe formën si rrodhën gjërat.

Alban Kondi i cili mori pjesë këtë vit me grupin "West Side Family", u shpreh se kënga e tyre nuk pati shumë kohë që të promovohet tek publiku, pasi u publikua një ditë para tërmetit.

“Dua të mbështes Armendin në një pikë. Kënga jonë ka dalë një ditë para tërmetit dhe nuk pati mundësi të dëgjohet. Ne e ndjemë, reagimi ishte i vogël dhe kjo na penalizoi, por këto janë shkaqe natyrore.

Duhet gjetur një formë tjetër, që të lihet më tepër kohë, që ata të fillojnë ambientohen, sepse një këngë e bukur mund të lancohet një javë e fundit dhe nuk do të ketë atë kohën e duhur për tu votuar”, u shpreh Albani.

“Më fal, nuk dua të tingëllojë e vrazhdë, ka ndodh tërmeti, mund të tregohem shumë egoiste, por një këngë e bukur është e bukur dhe njerëzit kanë për ta dëgjuar.

Mendoj se njerëzit e kanë pasur të gjithë kohën e duhur për të dëgjuar të gjitha këngët e festivalit”, tha Fifi. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2019, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori