Bieta Sulo ka moderuar këtë sezon
emisionin "Ftesë në 5" i cili transmetohet në të njëjtin orar me
emisionin e Rudina Magjistarit.
“Drejtuesi aktual i televizionit, Ben Blushi në momentin që më thotë që 'unë të mendoj në
emisionin e pasdites' pa një pa dy thashë po. E vetmja gjë që unë i thashë ishte se kisha një ide timen për pasditen, një markë që të ishte e imja,
Bieta Sulo. Normalisht është emision i ri, orar i ri. Nuk pati hezitim për ta pranuar.
Përsa i përket konkurrencës, duke qenë se jam përballë Rudinës gjithmonë u
them njerëzve se 'Ajo nuk e ka ngrënë bukën kot' gjithë këto vite. Shumë autorë, shumë moderatore në emisionet e pasditeve janë ndërruar dhe kjo krijon paqëndrueshmëri tek publiku. Ndaj
them se ajo nuk e ka ngrënë bukën kot por edhe nga televizioni ka qenë hapësira e lënë bosh”, është shprehur
Bieta. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2018,
ora 21:41