Sot dita e dytë e vizitës së Escobar në Tiranë, takim me liderët e opozitës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë.

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, Esocobar do të zhvillojë sot takime me përfaqësuesit e opozitës.

Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, ku të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Berisha nuk është në agjendën e tij të takimeve.

Në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.

Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.

 


Shtuar 12.04.2023 07:52