Konfirmohen thashethemet, Adi Krasta lë Agon-in për Chanel One
Pëlqej
Ashtu siç qarkullonin shumë zëra prej kohësh lidhur me shkurtimin e buxhetit për Adi Krastën në Agon Chanel, një ndryshim vjen me startimin e sezonit të ri.

Duke i dhënë fund një herë e mirë të gjithë këtyre thashethemeve, Adi bën një lëvizje drejt një televizioni tjetër, duke marrë një status tjetër.

Thashethemet se pas debatit me Ramën, moderatori Adi Krasta është përfshirë në një konflikt me televizonin ku punonte, kanë qënë të vërteta. Krasta nuk e ka rinovuar kontratën me këtë televizion, ndonëse paga që i'u ofrua sezonin e kaluar bëri shumë bujë.

Madje lidhur me këtë çështje, vetë Adi është shprehur në lidhje me pagën e majme, për të cilën nuk i rezistoi dot. Tashmë këtë sezon Adi Krastën do ta shohim në televizionin “Chanel One", ku është konfirmuar si drejtor artistik. Jo vetëm kaq, por ai do të jetë i pranishëm me talk show-n e tij një herë në javë. /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori