Komentuesja ofendon Noizyn, përgjigjia e tij është epike (FOTO LAJM)

Ai është një nga reperat më të suksesshëm të momentit.
Shpesh reperi i njohur Noizy kthen komente të ndryshme ndjekësve të tij në rrjete sociale. Këtë herë Noizy i ka kthyer përgjigje një ndjekëse që duket se nuk i pëlqen tekstet e këngëve të tij.

Ai publikoi një foto në Instagram, e cila është e shkëputur nga kënga e tij e re ‘Parku i lojërave’. Në përshkrim të saj ai shkruan: ‘Historia e jetës time’.

Ndjekësja e ka ofenduar reperin përmes duke I shkruar: “Ahh ti ke p******, shumica me ty ahaha shumica 16 vjeçare, që ju duken fjalë të mëdhaja ato tekstet e tua”,-ka shkruar ajo Noizyt.

Por reperi nuk ja ka përtuar ndjekëses dhe i ka shkruar: “Hyra tek mesazhet dhe më kishe dërguar shumë puthje. Më fal që s’ta kam kthy. Gjithsesi po ta kthej këtu, je shumë e mirë por kam preferenca të tjera”,-ka përfunduar reperi.


Shtuar më 02/08/2018, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori