Komentohet për ndërhyrje plastike, Chrissy Teigen ofendon rëndë fansin
Para se të flasësh apo komentosh për Chrissy Teigen çdo kush duhet të mendohet dy herë pasi modelja dhe moderatorja e famshme nuk i kursen kundërpërgjigjet.

Këtë gjë e vërteton më së miri situata e fundit ku ajo i është përgjigjur një fansi nëpërmjet komenteve në Instagram. Në këtë rrjet social Chrissy së fundmi ka postuar një foto që daton në vitin 2008 ku ajo dhe bashkëshorti i saj parakaluan tapetin e kuq të “Grammy Awards”.

Një ndjekës i saj ka komentuar duke thënë se asokohe ajo dukej shumë më mirë se tani, natyrale, e thjeshtë dhe pa ndërhyrje plastike në gjoks dhe fytyrë. Kanë mjaftuar vetëm këto fjalë për të nxehur modelen e famshme e cila menjëherë i ka kthyer komentin.

Chrissy e ka ofenduar ndjekësin e saj duke i thënë atij të zhduket sepse komente të tilla mendjelehta nuk do t’i tolerojë kurrë. Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje duke theksuar se kjo foto është bërë para 10 vitesh kur ajo nuk ishte nënë e dy fëmijëve.
Shtuar më 27/01/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori