Komenti i Noizyt për Era Istrefin, për çfarë e ka fjalën reperi (FOTO LAJM)
Era Istrefi njihet për këngët dhe karrierën e suksesshme që prej kohësh ka kaluar përtej kufijve shqipfolës. Ajo është padyshim një nga artistet më të mira shqiptare, por edhe ndër më tërheqëset. Fotot e saj në ‘Instagram’ nuk kalojnë pa vëmendje dhe komentet janë nga më të ndryshmet.

Pak orë më parë, Era ka publikuar disa foto nga prapaskenat e koncertit të saj para publikut të Tiranës që përkoi edhe me ditëlindjen e këngëtares më 4 korrik. E veshur bukur dhe duke pozuar më joshëse se kurrë, Era i ka bërë të gjithë të shkruajnë për të.

Mes komenteve të shumta, ka rënë në sy ai i reperit Noizy, i cili ka shkruar: “E din vet ti”.

"n'gucci"- ja kthen Era, e cila me shumë mundësi do të kuptohet vetëm nga Noizy

Kaq ka mjaftuar që të nisin supozimet për të kuptuar se çfarë kanë dashur të thonë këngëtarët nëpërmjet komenteve.
Komenti i Noizyt për Era Istrefin, për çfarë e ka fjalën reperi (FOTO LAJM)

Shtuar më 08/07/2019, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori