Kolona e re zanore e filmit të famshëm “Maleficent 2” u këndua nga artistja shqiptare (VIDEO)
Filmi i shumëpritur nga publiku, “Maleficent 2” do të lançohet në kinema më datë 18 të muajit tetor, ndërsa vetëm disa orë më parë është publikuar kolona e re zanore e filmit.

Këtë herë, ajo u këndua nga artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Vetë Bebe e ka ndarë këngën me fansat në profilin e saj në Instagram, duke treguar se ky është projekti i saj i ri.

“You Can’t Stop The Girl” titullohet kënga e zhanrit baladë, tematika e së cilës i përshtatet më së miri filmit ku në rol kryesor është Angelina Jolie.

Kjo kolonë zanore shënon një tjetër sukses për këngëtaren, e cila tashmë është në kulmin e karrierës së saj.

Tre javë më parë, Bebe Rexha solli një këngë me rastin e 30-vjetori të saj, titulluar “Not 20 anymore”, këngë me të cilën bëri bujë të madhe.

“Not 20 anymore” u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm në 3 javë, numëron plot 5.4 milionë klikime në Youtube.
Shtuar më 20/09/2019, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori