Hetimi në centralin bërthamor në Zaporizhzhia, kreu i IAEA: Pashë atë që duhej të shihja

Inspektorët bërthamorë të OKB-së kaluan disa orë në fabrikën e Zaporizhzhia, pas një udhëtimi të gjatë dhe të tensionuar, por nuk është ende e qartë se cilat pjesë të objektit mund të vizitonin.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, i cili drejton ekipin prej 14 inspektorësh, tha se ata ishin “në gjendje të bashkonin shumë informacione”.

“Gjërat kyçe që duhej të shihja i pashë dhe shpjegimet ishin shumë të qarta,” tha ai.

Një nga qëllimet e tyre ishte të intervistonin teknikët ukrainas të cilët ende po operojnë stacionin. Nuk është gjithashtu e qartë nëse ata ia dolën ta bëjnë këtë.

Një qëllim tjetër është krijimi i një pranie të vazhdueshme në kompleks. Në fund të vizitës, Grossi tha: “Erdhëm këtu, po qëndrojmë këtu”.

Raportet sugjerojnë se disa nga inspektorët qëndruan në stacion, por nuk ka konfirmim nëse kjo është diçka e përkohshme apo e përhershme.

Së fundi, ende nuk e dimë nëse vizita do të vazhdojë të premten./albeu.com