Kolegia e akuzoi se ishte vlerësuar më shumë se ç'duhet, përgjigjet Olta Gixhari

Olta Gixhari, aktore që prej vitesh ka siguruar role të rëndësishme në filma dhe teatër padyshim ka fituar zemrën e një pjese të publikut, por nëse do pyesni kolegët e saj, më specifikisht aktoren e ‘Portokallisë’ Delinda Zhupa, Olta vlerësohet më shumë se ç’duhet.

Delinda e tha publikisht mendimin e saj e pyetur tek ‘Shiko kush Luan’ dhe i qëndron fort, edhe pasi e sqaruan se ‘e mbivlerësuar’ qëndron për ‘dikë që vlerësohet më shumë nga se meriton’. “E kam shoqe por do them Olta Gixhari,” tha Zhupa që siç duket qenka mjaft e drejtpërdrejtë.

Tashmë të gjithë në pritje të reagimit të Oltës, në fakt duhet thënë se nuk do marrin atë që duhet.

Olta ka qëndruar indiferente ndërkoë që ka postuar vetëm disa foto ku duket se në duar ka shampanjë, disa ëmbëlsira dhe është e veshur me robdeshambeër. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori