Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me karburantin, dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë janë lënduar 2 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se makina është përplasur me një karburant dhe nga pamjet e siguruara nga albeu.com duket makina e bëra copash.

Sipas njoftimit të Policisë, të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 29.01.2022,  rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një  karburanti automjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit,  ku  si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B.,   të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 18:51