Zelensky reagon për rrëmbimin e kryebashkiakut: Rusisë duhet t’i vijë turp!

Volodymyr Zelensky thotë se Rusisë duhet t’i vijë turp për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit, Ivan Federov.

Trupat ruse rrëmbyen Federovin nga një qendër krize në qytetin juglindor të pushtuar të premten pasdite. Rrëmbimi i tij u kap në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

“Arrestimi i kryebashkiakut të Melitopolit është një krim kundër demokracisë”, thotë Zelensky.

“Ata kanë vrarë një kryetar bashkie dhe tani kanë kapur një tjetër. Do të thotë se të gjithë kryebashkiakët, pavarësisht se në cilin qytet hyjnë forcat ruse, nëse nuk konfirmojnë bashkëpunimin e tyre, ata do të vriten”, shton Zelensky. “Ky është terrorizëm”.

Ai thotë se liderët gjermanë dhe francezë duhet “të hyjnë në kontakt me Putinin që ata të lirojnë kryebashkiakun”./albeu.com