Këngëtarja shqiptare tregon pasurinë: Kam vilë, hotel, restorant në Gjermani (FOTO LAJM)

Ajo është nëna e një vajze dhe një djali të vogël dhe vazhdon të mbetet një 'seks simbol' i show bizit kosovar.

bëhet fjalë për këngëtaren Gjyste Vulaj e cila është e martuar me menaxherin e saj Sokolin e që së bashku kanë ndëtuar një pasuri jo të vogël.

Këngëtarja gjatë një interviste për ‘Kosovarja’ ka folur për pasurinë e saj duke thënë se ka disa prona.

Unë jam e pasur shpirtërisht, por sa i përket gjendjes financiare unë kam një hotel, një restorant dhe shtëpi të madhe në Gjermani.
Gjithashtu një shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin dhe kam investuar në pasuri të tjera të patundshme. Mund të them që paratë e muzikës më kanë siguruar një të ardhme të bukur-” ka thënë Vulaj.

Një ditë më parë edhe këngëtarja Enca Haxhia publikoi blerjen e vilës së saj në një nga zonat më luksoze në Tiranë. Por ndërsa oër disa profesioni i këngëtares të bën të pasur për të tjerë është e kundërta.

Këngëtarja Besa Kokëdhima deklaroi para disa ditësh në një intervistë se ende merr lekë nga i ati dhe se e dinte që në fillim se kjo punë nuk do ta bënte të pasur.


Shtuar më 21/03/2017, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori