Një muaj nga lindja, Zaimina Vasjari publikon foton e parë me djalin (FOTO LAJM)

Si sot një muaj më parë, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të dytë dhe solli në jetë një djalë dhe lajmin e bëri të ditur, babai i saj Klodian Asllani.

Në rrjetet sociale, Zaimina nuk ka ngurruar të postojë foto gjatë shtatzënisë, por foto të bebushit, i cili ka emrin e veçantë Kamar, nuk kishte postuar më përpara.

Mirëpo me rastin e 1-mujorit në jetë, Zaimina postoi një fotografi të djalit, të veshur me kostum të bardhë me pika, i cili nuk mund të dukej më i ëmbël se kaq.