Klodiana Shala nuk tërhiqet: Do ta birësoj me çdo kusht një fëmijë
Sportistja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuara e radhës në emisionin Rudina ku është rrëfyer edhe për një deklaratë të bërë kohë më parë në media televizive, për adoptimin e një fëmije.

Shala ka folur më gjatë për këtë çështje gjatë ditës së sotme, ku tregoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Ishte viti 2003-2004 dhe unë sa kisha filluar të shkoja tek ‘Shtëpia e Fëmijës’. Më tërhoqi një fëmijë sy blu, biond ishte fiks sikur ta kisha lindur unë. Ai ishte 6 muajsh. Ndërkohë që nëna e tij ikte e vinte shpesh nga Italia por nuk arrinte të shkëputej prej tij.

Drejtoresha më tha që atëherë që të mos humbja kohë se nuk do të ma jepte. Unë e kisha marrë në shtëpi, e kisha larë, e kisha ushqyer, sepse mund t’i marrësh fëmijët në fundjavë që të kujdesesh dhe më pas e ktheja në jetimore”- rrëfeu Shala.

Megjithatë, siç rrëfeu gjatë intervistës atletja, ajo nuk është tërhequr nga dëshira e saj për t’u bërë nënë. “Unë edhe nëse lind vetë, prap do të adoptoj një fëmijë dhe besoj shumë shpejt, sapo të vë në vijë disa gjëra të miat.”-u shpreh Shala. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori