Klinti Çollaku shpallet fituesi i “The Voice of Albania 6”
Pëlqej
Klinti Çollaku nga skuadra e Alban Skënderajt është shpallur fituesi i edicionit të 6-të të “The Voice of Albania”.

Në një mbrëmje të mbushur me emocione të shumta, katër finalistët ishin Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, por në fund ishte Çollaku, që triumfoi duke u zgjedhur si “The Voice of Albania”.

Çollaku e nisi natën e sotme me këngën “Hallelujah” të Jeff Buckley dhe më pas bashkë me trajnerin Alban Skënderaj performuan në skenën e ‘The Voice of Albania’ “Stole the show” nga Kygo dhe Parson James.

Klinti ka qenë i preferuari i publikut për javë me radhe dhe nuk ishte aspak çudi që u shpall fituesi i kësaj mbrëmjeje. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2017, ora 00:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori