Klinika ruse nxjerr "zbuluar" Arbenitën, i publikon të gjitha operacionet modeles (FOTO LAJM)

Nëse së fundmi po kërkoni modelen Arbenita Ismajli në rrjetet sociale dhe nuk po e gjeni, në rrjet po qarkullon arsyeja e kësaj "zhdukje".

Një klinikë në Rusi ka publikuar së fundmi pamje të ndërhyrjeve të Arbenitës në fytyrë dhe transformimit të saj.

Ka qenë doktoresha e klinikës ajo që ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory.

Siç mund të dallohet qartë nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Në foton e publikuar, shenjat në fytyrën e modeles dallohen qartë dhe duket se kjo është arsyeja e zhdukjes së papritur të Arbenitës.

Modelja shqiptare zgjodhi një klinikë në Rusi, mirëpo ndërhyrjet nuk mbetën dot sekret për më gjatë!
Shtuar më 19/06/2020, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori