E FUNDIT/ SPAK heton Fran Frrokajn dhe Viktor Tushajn

Pas Zamira Ramit, dy ish-kryebashkiakë të tjerë kanë përfunduar në SPAK.

Abcnews.al raporton se Viktor Tushaj dhe Fran Frrokaj do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Dosja e tyre gjendet prej disa kohësh në SPAK, ndërsa burime nga ky institucion bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një transferim të dosjes për shkak të detyrës së lartë që kanë mbajtur Tushaj dhe Frrokaj.

Me ngritjen e SPAK, të gjithë drejtuesit apo ish-drejtuesit e lartë do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për shkak të detyrës së tyre.

Akuzat

Tushaj hetohet për dhënien e një leje ndërtimi të dhënë në një zonë të mbrojtur pikërisht pranë vendit ku ndodhet varri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Ndërkohë, Frrokaj akuzohet për dosjen e famshme të tjetërsimit të pronave në zonën e Kunes dhe “Ranës së Hedhun”. /albeu.com


Shtuar 1.02.2020 14:46