Kledi Kadiu prezanton të dashurën e tij. Vetëm pak kohë më parë ai kishte deklaruar se
Maria De Filippi e këshillon gjithmonë në lidhje me të dashurat e tij, ndoshta dhe zgjedhja e tij ka lidhje me prezantuesen italiane?! "Kam gjetur shpirtin binjak, bën të njëjtën punë si unë, prandaj në kuptohemi shumë mirë bashkë, po ashtu kupton dhe mungesën time apo oraret e zgjatura në palestër. Ajo është femra e
duhur për mua,
Maria më ka dhënë bekimin e saj", është shprehur
Kadiu.
"Femrat që kam pasur më linin sepse nuk u kushtoja vëmendjen e
duhur dhe kohën time. Ato më quanin egoist dhe se mendoja vetëm për veten time", vijoi balerini shqiptar me famë në Itali në "Visto".
Federica, e dashura e Kledit është një balerinë italiane 26-vjeçare dhe janë lidhur bashkë prej 8 muajsh. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2013,
ora 11:07