E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Klea tregon se si u shkatërrua momenti romantik me Elgitin (FOTO LAJM)

U deshën shumë kohë që Klea Huta dhe Elgit Doda të konfirmonin se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin, ndërsa tani çifti kanë mbi 2 vite në krahët e njëri-tjetrit.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikojnë shpesh foto bashkë.

Mirëpo, fotoja e fundit duket se nuk ka shkuar ashtu siç e kanë planifikuar dhe me shumë humor, Klea e ka shpjeguar vetë arsyen.

Teksa shfrytëzuan kohën e mirë dhe të dielën, çifti tentuan të realizonin një foto të bukur pasi Elgiti është munduar ta ngrejë në krahë të dashurën e tij po nuk ia dolën tamam dhe Klea ia vë fajin disa kilogramëve të tepërt duke u shprehur me shaka se Elgiti “këputi mish” për këtë foto.

’E po gjithë ky pesiazh.Gjithë kjo kohë e bukur. Do ta bësh një foto romantique dhe befas ai kupton se je bërë sa një derr. Më fal për mishin e këputur shpirt’ ka shkraur sipër fotos Klea.
Shtuar më 25/03/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori