Klea Huta tregon për Elgitin, si u njohën dhe puthja e parë
Klea Huta dhe Elgit Doda torturuan gjithë mediat online para se të konfirmonin lidhjen. Të gjithë e dinim që ishin bashkë, por s’e pranonin për dreq. Në një intervistë “thumbuese” me Aulonën dhe Fatmën e “Thumb”, Klea rrëfeu si u njoh me Elgitin, sa e ëmbël ishte puthja e tyre e parë dhe sa me fat është që ka në krah dikë si ai.

“Unë dhe Giti jemi njohur në fakultet. Ai ishte kompozitor dhe kërkonte një vajzë që këndonte, që ta merrte në menaxhim. U takuam, nuk ramë dakord, mirupafshim.

Pastaj, pesë vite më vonë, Alar Band kërkonte të bënte një bashkëpunim me Klea Hutën. Elgiti më merr në telefon, më thotë kam një eveniment të rëndësishëm. Shkova në studio dhe pjesa tjetër është histori,” thotë Klea. Gjithçka nisi nga kënga “Amla” dhe prandaj ka aq shumë rëndësi për Klean. “Ka qenë një energji e brendshme e fshehur gjithë këto vite” ajo që e bëri bashkë çiftin shkruan anabel.

Nëse energjia e fshehur s’ju duket mjaftueshëm e ëmbël, imagjinoni puthjen e parë. “Puthja e parë ishte shumë romantike. Ishte natë, në rrugë, vetëm drita e hënës dhe dritat e rrugës. Si nëpër filma,” tregon Klea.

“Giti është shumë i kujdesshëm për mënyrën si m’i thotë gjërat për një projekt timin,” vijon Klea dhe e përfundon me “nuk e di ku kemi rënë, por jemi akoma në mjalt. Është qyp i madh."

Dyshja mori në konsideratë shpërnguljen në Amerikë gjatë xhirimeve të "Vip Club", por vendosën të qëndrojnë në Shqipëri, pasi kanë ndërtuar diçka këtu dhe janë pranë njerëzve të dashur.
Shtuar më 10/11/2018, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori