Klea dhe Elgiti pranë njëri-tjetrit në këtë fillim vit: Të veshur njësoj
Klea Huta dhe Elgit Doda vetëm pak kohë më parë pranuan publikisht lidhjen e tyre, edhe pse për muaj të tërë e kishin mohuar. Që nga ajo ditë ata filluan të hidhnin në rrjetet sociale edhe postimet e para së bashku, megjithëse janë të pakta.

Fotot e tyre së bashku janë të adhurueshme dhe ndjekësit e tyre në rrjetet sociale mezi i presin. Ata janë një ndër çiftet më të ëmbël të showbizz-it shqiptar.

Së fundmi, Klea i ka surprizuar fansat me një foto të realizuar në një vend malor. Ajo shfaqet e përqafuar me Elgitin, dhe të dy janë veshur njëlloj dhe duket se po kalojnë pushimet në një vend me borë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori