Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Klea Huta braktis xhirimet në Amerikë, niset me urgjencë drejt Tiranës
Pëlqej
Pak ditë më parë u zbulua se moderatorja Klea Huta do të prezantojë një nga emisionet më të rinj në “Top Channel”, i cili ka në fokus shqiptarët e famshëm që jetojnë jashtë shtetit, si Angela Martini, Dua Lipa, Rita Ora, Emina Cunmulaj dhe shumë të tjerë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instastory’ Klea zbulon se është nisur drejt Amerikës për të nisur xhirimet e programit në bashkëpunim me fotografin Artan Korenica.

Por burimet zbulojnë se Klea, ka shkuar në Amerikë edhe për një arsye mjaft të rëndësishme që ka lidhje me karrierën e saj muzikore. Klea do të xhirojë edhe një klip të ri.

Por, me sa duket, Klea i ka lënë në mes xhirimet dhe ka marrë fluturimin e parë drejt Tiranës për të prezantuar një prej koncerteve më të mëdha që do të mbahet në sheshin Skënderbej.

“Coca Cola Summer Fest”, edhe këtë vit do të sjellë në skenë emra të njohur artistësh që do të performojnë hitet e tyre të fundit. Natyrisht, ajo që pritet të ndezë skenën flakë si edhe skenën e Eurosongut, është Eleni Foureira. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori