Klea dhe Elgiti në një set fotografik duken më yll se kurrë
Jo se s’janë yje pas aparatit të Fadil Berishës, por këtë herë Klea dhe Elgiti u shfaqën më këndshëm se kurrë në foton e realizuar në SHBA.

Ishte Klea ajo që postoi pak orë më parë nën mbishkrimin “Veç 20’” një foto të realizuar nga fotografi i njohur. Në foton bardhë e zi, çifti ka zgjedhur të veshë një këmishë të bardhë dhe xhinse e nga ana tjetër, Klea i ka besuar grimit minimalist dhe flokëve të kapur topuz në majë të kokës.

“Krenar për këta dy artistë të talentuar, Elgit Doda dhe Klea Huta. Klea është një bukuri natyrale që më kujton Salma Hayek në rininë e saj”, shkruan Fadil Berisha në Instagram.

Tani që e mendojmë ka të drejtë. Ja dhe Salma, që pavarësisht se në këtë foto ngjan më shumë me Anjeza Majën, tek kjo tjetra është një kopje e Kleas sot shkruan anabel.

Lidhja e tyre u përfol rreth 1 vit më parë, që pas shumë mohimesh dhe gënjeshtrash “sy për sy” më në fund e pranuan përmes kësaj fotoje të postuar në Instagram që fliste sa një mijë fjale dhe më pas u shfaqën publikisht bashkë si dy pëllumba të dashuruar në finalen e “Kënga Magjike 2017”.
Shtuar më 31/08/2018, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori