Berisha “non grata” edhe nga BE? Balla: Është logjike që kjo të ndodhë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur sërish në lidhje me deklaratën e tij se kreu i PD-së Sali Berisha do të shpallet o ngrata dhe nga Bashkimi Europian. Ai tha se është beson që BE dhe vendet anëtare do t’i bashkëngjiten SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në dënimin e personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimimit të demokracisë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë gjithmonë të koordinuara mes tyre. Ka një iniciativë në Parlamentin Evropian, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo të përfshirë në instrumentet e tjerë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor. Në vlerësimin tim edhe dënimi nga BE nuk do të vonojë, ky është vlerësimi im. Është logjike që kjo të ndodhë dhe besoj se do të ndodhë”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 19.09.2022 11:29