Bashkia më e mirë dhe më e dobët në vend, Ibrahimaj bën publike emrat

Ditën e sotme u bënë publike se cilat Bashki në territorin e Shqipërisë janë me probleme financare e se cilat janë më mirë. Gjatë aktivitetit për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, ministrja e financave, Delina Ibrahimaj përgëzoi Bashkinë e Tiranës dhe të Elbasanit që sipas saj kanë stokun nën 5% të shpenzimeve të tyre.

Më tej, ministrja tha me emra se cilat janë bashkitë me më shumë probleme financiare, duke përmendur Vorën dhe Poliçanin. Ibrahimaj deklaroi se 35 bashki janë pa probleme, 14 janë me probleme, 10 në vështirësi e 2 me probleme shumë serioze.

“Bashkia Këlcyrë, Vlorë, Tepelenë kanë dalë nga situtata pa probleme financiare, Vora dhe Poliçan janë me probleme financiare. Durrës, Kukës, Himarë kanë pasur progres me financat publike. Janë 3 bashki që janë përkeqësuar me financat në 2020. Cërriku, Belsh, Malësi e Madhe. Gjirokastër, Këlycë, Shkodër e Korcë kanë stok ndaj shpenzime të tyre, bashkia Tiranë dhe Elbasan i përgëzoj, e kanë stokun nën 5% nën shpenzimet e tyre,” tha Ibrahimaj.