Presidenti i ri, Meta: Bajram Begajn nuk e kam takuar, flas në telefon me të

Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Çim Peka Live” ka komentuar dekretin e firmosur në Stamboll për Bajram Begajn i cili u zgjodh pak ditë më parë Presidenti i ri i vendit.

Meta u shpreh se  edhe pse nuk është takuar ndonjëherë me Begajn gjatë këtij procesi ka komunikuar në telefon me të dhe gjithashtu e ka uruar pasi është konfirmuar.

“Këta ma kërkuan zyrtarisht lirimin e Begajt. Duhet të nxjerrësh një dekret dhe duhet një datë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata. Nuk i jam përgjigjur Edi Ramës, por një luajaliteti mes institucioneve. Nuk u ndjeva në presion nga zgjedhjet e parakohshme. Kam një zyrë juridike në Presidencë, që është më siperiore për kompetencat. Kemi pasur disa mendime, disa debate për këtë çështje. Dhe ka prevaluar se kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë. E kam uruar. I uroj suksese. Nuk jemi takuar dhe kemi folur në telefon. Kam folur para dhe pas zgjedhjes. E kam uruar”, tha Meta.