30 kg tritol, momenti kur hidhet në erë godina 5-katëshe në Dhërmi (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot në Dhërmi ku ka kryer edhe shembjen e një godine 5-katëshe e cila rezulton të jetë ndërtuar pa leje. Përmes një njoftimi zyrtar IKMT bën me dije se shembja e objektit me 2160 metër katror është bërë me shpërthim të komanduar, ku është përdorur nëj sasi prej 30 kg lëndë eksplozive.

“IKMT, prish me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh në Dhërmi/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi. Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror. Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00”, shkruhet në njoftimin zyrtar. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.