Kjo vajzë pati shoqëruesen më të veçantë në botë: Rihanna ndez atmosferën
Pëlqej
Sa njerëz e kanë fatin të kenë në ditën e tyre të dasmës të pranishme Rihanna- n? Epo le të themi se akoma më pak njerëz kanë fatin e madh ta kenë shoqëruese në dasmën e tyre dhe duhet thënë se ylli i muzikës është një dasmore sa e pazakontë po aq dhe e këndshme.

Këngëtarja është fotografuar nga papracët në dasmën e mikes së saj të fëmijërisë Sonita Alexander.

themi të drejtën 30- vjeçarja është veshur njësoj me shoqërueset e tjera të nuses duke lënë kështu të kuptohet se nuk ka qenë fare qëllimi i saj të vjedhë vëmendjen shkruan anabel.

Por sa është probabiliteti që në një vend ku ndodhet Riri vëmendja të shkojë diku tjetër? Per këtë e kemi edhe ne fjalën, bukuroshja nga Barbados ka kërcyer e kënduar për qejfin e saj dhe njerëzit e pranishëm në dasmë kanë shijuar me këtë rast veç ceremonisë edhe një “mini- shfaqje” nga këngëtarja e famshme. Sa me fat!
Shtuar më 20/08/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori