Ekspertët: Ngjarja e Potamit, neglizhencë totale ndaj ligjit

Ngjarja e Potamit, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare nuk është pakujdesi, por neglizhencë totale ndaj ligjit.

Kanë qenë ekspertët e turizmit, të të cilët kanë dalë në një konkluzion të tillë, ku thonë se zbatimi i ligjit do t’i evitonte tragjedi te tilla.

“Është një ngjarje që nuk është çështje aksidenti, është çështje moszbatim ligji, neglizhencë, apo zbatim selektiv të ligjit, bërit të fortë e njerëzve që janë në pushtet dhe që janë pesona që duhet të zbatojnë ligjin. Në çdo vend të botës ndërthuren mjetet motorike me zonat e plazhit, por zbatimi me përpikmëri anashakalon probleme të tilla. Tek ne është problem zbatimi i ligjit, nuk ishte  e përcaktuar me bova. Shteti duhet të marrë masa të tilla”, është shprehur Zak Topuzi, kreu i shoqatës së turizmit.

Topuzi shton se për të patur një turizëm të sigurtë, duhet të bashkëpunojnë të gjitha strukturat shtetërore.

“Duhet bashkëpunim i pushtetit lokal, policia dhe biznesi, të gjithë duhet të jenë në këmbë në këtë pikë sepse po përsëriten për të njëjtën shkak, neglizhenca dhe përdorimi i mjeteve të panevojshme në këto zona. Janë zona që e kanë vendin në vende të përcaktuara dhe korridore ujore.”

Ekspertët thonë se shifrat e turizmit këtë vit jane pozitive, por me ngjarje të tilla që vijnë si pasojë e mungesës së sigurisë në plazhe, turizmi dëmtohet rëndë.

“Të gjithë vendet e rajonit i kanë të strukturuar dhe të mbrojtura me ligj vendet ku mbahen jet skitë apo skafet, janë korridoret ujore janë ndarëset me bova që janë detyrim ligjor që në momentin kur ai e merr këtë licensë. Zbatimi i këtyre nuk përbën problem dhe kanë siguri. Unë vij nga Kroacia ku kishte hotele me 5 yje. Mosbatimi i ligjit duke futur një mjet të tillë në zona plazhit është tregim neglizhence që nuk kanë zgjidhje. Duhet zbatim i ligjit.”