Autor i masakrës me 10 të vdekur në Los Angeles, vret veten autori 72-vjeçar

Autori i dyshuar për vrasjen e 10 personave gjatë Vitit të Ri Kinez në Kaliforni qëlloi veten në furgonin e tij ndërsa oficerët e rrethuan.

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna tha se burri u gjet i vdekur në automjetin që përdori për t’u larguar nga skena e ngjarjes.

I armatosuri i dyshuar u identifikua si 72-vjeçari Huu Can Tran.

Nga të shtënat në parkun Monterey Park vdiqn 5 gra dhe 5 burra.

Monterey Park është një qytet me rreth 60,000 banorë në skajin lindor të Los Anxhelosit dhe përbëhet kryesisht nga emigrantë aziatikë nga Kina ose aziatikë të gjeneratës së parë./Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 08:29