"Kjo është skandaloze", Era Rusi reagon pas "fitores" së Anxhela Peristerit në Festival (FOTO LAJM)
Një ditë më parë u përhap lajmi se këngëtarja e
njohur, Anxhela Peristeri, ishte shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH. Lidhur me këtë ka folur Era Rusi, e cila e cilësoi këtë ngjarje si
skandaloze.
Sipas këngëtares së
njohur, mediat janë bazuar te një postim i marrë nga një profil personal në “Facebook”.
“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet
nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është
skandaloze.“, tha Era tek “Abc-ja e mëngjesit”.
Kujtojmë se Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17, 18 dhjetor dhe në juri nuk janë ata emra që kanë qarkulluar së fundmi
nëpër media, por të tjerë.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 12:41