Kjo është parajsa e Lori Hoxhës (FOTO LAJM)

Lori Hoxha është personazh publik që komentohet shumë. E bukur, me stil por edhe një vajzë e thjeshtë pavarësisht milionave që ka Lori ka arritur të fitojë zemrën e publikut.

Të gjithë pothuajse adhurojmë kombinimet e veshjeve që Lori poston çdo ditë në Instagram-in e saj. Por përveç modës një pjesë shumë e rëndësishme në jetën e Lorit është edhe familja e saj.

Ajo së fundmi është bërë edhe teze nga motra e saj Sara. London Noor ka gëzuar shumë familjen Hoxha. Ata postojnë vazhdimisht foto të vogëlushit por pa i zbuluar fytyrën.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Lori, e cila ka postuar një foto të nipit të saj të cilin e quan një pjesë të vogël të parajsës. Epo nuk ka faj, të qenurit teze është një ndër ndjenjat më të bukura në jetë. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori