Man City kthehet në skuadrën favorite për të nënshkruar me Haaland

Manchester City duket se është në “pole-position” për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland.

Haaland është duke kaluar një formë impresionuese në Gjermani dhe me shumë gjasa në merkaton e verës ai do të ketë një destinacion të ri.

Pavarësisht se për të janë në garë top klubet më të mira në Evropë, duket se Man City është në avantazh.

Sipas Bild, “citizens” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 75 milion eurosh, si edhe t’i ofrojnë lojtarët një pagë “faraonike” prej 50 milion euriosh në sezon, shumë kjo që kërkohet nga agjenti i tij, Mino Raiola.

Haaland duket një domosdoshmëri për klubin anglez, pasi tani shumë prej ndeshjeve po i luajnë pa një qendërsulmues që nga largimi i Sergio Agueros.

Në garë vazhdojnë të mbeten skuadra si, Real Madridi, Bayern Munich, Chelsea apo Barcelona. /albeu.com


Shtuar 20.10.2021 13:39