Revista gjermane: Kjo është mënyra se si jetojnë fëmijët e pasur të Tiranës
Pëlqej
Revista gjermane Stern JWD në numrin e saj të fundit ka shkruar për të rinjtë e pasur të Tiranës dhe faqen e instagramit "Rich Kids Of Tirana", shkruan Albeu.com.

Revista shkruan se ata bëjnë jetë të kushtueshme dhe çdo gjë e reklamojnë në faqen e tyre që flet vetëm për to.

"Ata janë të pasur - ose të paktën pretendojnë - dhe tregojnë se çfarë kanë. Në Instagram #RichKidsOfTirana luan në Ligën e Kampionëve të vetëaktorëve, fëmijëve të pasur të Tiranës", shkruan revista, transmeton Albeu.com.

Revista këtë kategori të rinjsh i quan si "Showmenë", të cilët i përshkruan si "budallenj", të cilët më parë blejnë një makinë të shtrenjtë sesa një banesë, vetëm për t'u mburrur.

Po kush janë Rich Kids Of Tirana?

Revista shkruan se ata bëjnë jetë të kushtueshme dhe çdo gjë e reklamojnë në faqen e tyre #RichKidsOfTirana që flet vetëm për to, duke paguar 50 euro për çdo postim. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori