Komisioni i Disiplinës nuk fal, përjashtohet klubi i Kategorisë së Parë, bie një ligë më poshtë

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i përket të gjitha ngjarjeve sportive të ndodhura në fundjavë, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Superliga është lënë pushim, teksa spikat një vendim në Kategorinë së Parë. Tërbuni është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më poshtë.

Aktet e dhunës në ndeshjen Tërbuni-Turbina nuk janë toleruar aspak. Në minutën e fundit të sfidës, kur rezultati ishte 1-1-, vijërojtësi Xhuljo Mani nga kolegjiumi i Tiranës, ka anuluar një gol të skuadrës vendase. Situatë e cila ka sjellë vërshimin e sendeve të forta nga tribuna, një prej të cilave ka goditur gjyqtarin anësor, i cili më pas është rrethuar edhe nga lojtarët vendas që protestonin furishëm. Ndeshja është ndërprerë dhe gjyqtarët kanë shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjeve. Aty, janë thirrur kapitenët e të dy ekipeve dhe u është komunikuar se ndeshja do të pezullohej në minutën e 93-të.

Vendimet:

 

 

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

2. Lojtari i KF ADA, Jonuz Meta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i Laberia FC, Alvi Ahmetaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i Laberia FC, Dritan Resuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Laberia FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. Lojtari i KF Butrinti, Erald Husi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

9. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Albjon Hasanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Flamurtari FC U-14, Markelio Vasku, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i FC Internacional Tirana U-14, Olti Shehu, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i FC Internacional Tirana U-14, Erald Pustina, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër KF Vllaznia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.


Shtuar 5.04.2023 16:55