Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos, tre persona të lënduar

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë në Patos.

Si pasojë janë plagosur tre anëtarë të një familje, të cilët kanë pësuar djegie në trup, ata ndodhen në spital për ndihmë mjekësore

Bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Saliaj dhe Ylvie Saliaj, dhe vajza e tyre Daniela Shpërdheja.

Njoftimi policise 

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 10:03