Kinematografia në zi: Koronavirusi i merr jetën komedianit të njohur
Koronavirusi nuk i ka kursyer jetën as komedianit të njohur Eddie Large. ka vdekur në moshën 78 vjeçare nga koronavirusi, ka konfirmuar sot djali i tij.

Lajmin e hidhur për 78 vjeçarin e ka konfirmuar sot djali i tij. Mësohet se ai kishte qenë në spital për infrakt të zemrës, përpara se të kontraktonte virusin vdekjeprurës.

Djali i tij, Ryan McGinnis, postoi në Facebook: ‘Është trishtuese që mamaja dhe unë duhet të njoftojmë se babai im ndërroi jetë në orët e para të këtij mëngjesi.

‘Ai kishte vuajtur nga infrakti i zemrës dhe për fat të keq, ndërsa ishte në spital, kontraktoi koronavirusin, dhe zemra e tij për fat të keq nuk ishte aq e fortë sa ta luftonte’.

Edëard Hugh McGinnis, i njohur me emrin skenë si Eddie Large, ishte një komedian skocez.

Ai njihej më së miri pë rolin e tij në Little and Large, me Syd Little.
Shtuar më 02/04/2020, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori