Berisha dhe Meta takim “kokë më kokë” për 90 minuta, për çfarë diskutuan

Dy liderët e Opozitës në vend kanë zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ dy ditë më parë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me aksionin opozitar që pritet të nisë me ardhjen e sesionit të ri parlamenta, 5 shtator.

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë shprehur edhe publikisht që aksioni opozitar kundër qeverise dhe kryeministrit Rama do te jete e perbashket.

Nderkohe kur na ndajnë edhe 5 ditë nga sesioni i ri parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur sot kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me sesionin e ri parlamentar.

Ndërkohë kur pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu, një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe miratim i departamenteve pranë PDSHsë sipas sektorëve përkatës.