Kim Kardashian rrëfehet për sëmundjen
Kim Kardashian është rrëfyer për sëmundjen e saj, ndonëse për një kohë të gjatë ajo e ka mbuluar me shumë kujdes. Ajo ka folur për sëmundjen e lëkurës, psoriasis.

Në periudha të caktuara lëkura e saj irritohet dhe i krijohen njolla të kuqe, sidomos në këmbën e saj të djathtë ku janë më të dukshme.

"As nuk përpiqem ta fsheh më tani", tha ajo në aplikacionin e saj zyrtar.

"Ndonjëherë mendoj: është difekti im i madh, por të gjithë e dinë, atëherë përse ta mbuloj?!".

Kim u diagnostikua në 2010-ën, ajo e ka trashëguar nga e ëma, Kris Jenner, që gjithashtu vuan nga psoriasis. Sëmundja është e pashërueshme, por mund të kontrollohet me anë të ushqimit dhe dozave të kortizonit.

Kim ka shuar kuriozitetin e fansave të saj se e lyen lëkurën me kortizon çdo natë përpara gjumit. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori