Vrau vëllain dhe kunatën, Gjykata vendos masën e sigurisë për Arsen Muskurtin

Gjykata e Tiranës vendosin paraditen e sotme masën “arrest me burg” për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij dy ditë më parë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Myslym Shyrit, ku Arsen Muskurti është futur në ambientet e biznesit që çifti kishte dhe ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë duke u larguar më pas i qetë ashtu siç është futur.

Viktimave Alban dhe Nora Muskurti iu dha lamtumira ditën e djeshme, 24 orë pas vrasjes.

Arseni  nuk ka shprehur pendesë para grupit hetimor, edhe pse sipas burimeve për gjatë gjithë kohës ka qenë nervoz dhe i paqëndrueshëm në dhënien e dëshmisë. Policia ka marrë dhe rimarrë disa herë dëshmi prej tij që nga momenti i arrestimit dhe pavarësisht se ai nuk ka shprehur pendesë saktësohet se ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike./albeu.com