Rrugët kthehen në “lumenj”, Campanja e Italisë “nën ujë””

Italia është përfshirë së fundmi nga moti i keq dhe me reshje të shumta shiu.

Pas të nxehtit afrikan, disa zona në vendin fqinj janë përfshirë nga stuhitë me erë dhe rrebeshe shiu, të cilat sollën përmbytje të mëdha.

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në rajonin e Campania, ku shumë rrugë u kthyen në “lumenj” duke shkaktuar dëme të mëdha, por fatmirësisht deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Meteorologët parashikojnë se kjo situatë do të vijojë edhe më tej, madje të paktën deri në 15 gusht parashikohen fenomene të ngjashme të motit që pritet të shkaktojnë përmbytje dhe dëme të mëdha.