Kim Kardashian ende se ka marrë veten, anulon festën e ditëlindjes
Festa e ditëlindjes e cila ishte parashikuar për 36-vjetorin e Kim Kardashian nuk do të realizohet, ndryshe nga sa ishte planifikuar me herët. E gjitha kjo ka ardhur pasi ajo ende nuk e ka marrë veten pas grabitjes në Paris.

Kjo duket qartë pasi ajo nuk ka dashur të publikojë më asnjë foto në rrjetet sociale dhe as të bëhet pjesë e vëmendjes mediatike.

Festa e organizuar në Las Vegas, mesa duket është anuluar një javë para se të ndodhte, dhe këtë e thotë edhe deklarata publike që ka ardhur nga familjarët e Kardashian:

“Duke u nisur nga rrethanat, Kim Kardashian nuk është në gjendje të marrë pjesë në Hakkasan, Las Vegas, të premten, më 28 tetor (dita kur ishte vendosur festa)", thuhet në shënimin publik. /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2016, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori