Kim Kardashian e tepron sërish, quan Kourtneyn të mërzitshme
Ju kujtohet që Kim e quajti Kourtney-n “më pak interesanten në pamje” dhe gjithë interneti mori flakë? Në episodin e kësaj të diele në "Keeping Up With the Kardashians", Kim tenton – dhe dështon – të sqarojë komentin.

“Oh Zot i madh, njerëzit po çmenden,” u thotë Kourtney Kim-t dhe Scott Disick. “Po urrejnë Kim-in për komentin që tha për mua.”

Kim u përpoq të shpjegonte ç’donte të thoshte. U përpoq vërtet. “Doja të thoja që je më e mërzitshmja,” tha Kim, që të themi të drejtën s’ka ndonjë dallim madhor nga komenti fillestar. “Njeëzit mendojnë se të thashë diçka të tipit ‘Ik vrit tët ëmë!’”

Jo, Kim, askush s’e kuptoi ashtu komentin tënd. Me të drejtë, menduan se për ty, Kourtney është më pak interesantja në pamje, që mbetet shumë e pasjellshme, për të mos thënë lënduese. Reagimi i Kourtney-t për “sqarimin” është gjithçka:

Kim vazhdon të thotë se e “dinte” që “ata” do ta trajtonin kështu. Në fjalë të tjera, e dinte që interneti do i nxirrte në pah gabimin. Scott përpiqet të rregullojë situatën duke thënë se edhe Kourtney flet për Kim-in pas shpinës, madje e quan pornostare. Kourtney e mohoi këtë aludim.

Në fund, Kourtney e mbron veten. Edhe nëse s’është më interesantja në pamje, është më komikja.
Shtuar më 30/11/2018, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori