Ten Hag nuk beson plotësisht te De Gea, United interesohet për portierin e Frankfurt

 

Manchester United është ende në kërkim të disa alternativave në merkato dhe duket se dëshirë klubit është edhe afrimi i një portieri.

David de Gea nuk ka bindur sa duhet  Ten Hag, pasi përpos pritjeve spektakolare, gafat e tij janë të shpeshta dhe e fundit ishte ndja Brentford ku United humbi 4-0.

Sipas Bild Sport, “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë për Kevin Trapp të Frankfurt.

Ky i fundit është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe sezonin e kaluar ishte fitues e Europa League me ekipin gjerman./albeu.com


Shtuar 22.08.2022 19:17